E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Chelsea, Milan-Man Utd

Jose Mourinho do të kthehet në Chelsea me ekipin e tij Inter për tu përballur me gjigantin londinez në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Shorti i cili u tërhoq të premten në qendrën e UEFA-s në Nyon të Zvicrës ka zbuluar qiftet e fazës së dytë të garës më prestigjioze të klubeve evropiane.

Përballjet më të dalluara janë ato anglo-angleze ku përveç Inter-Chelsea do të takohen Milan kundër Manchester Unitedit. Gjiganti gjerman Bayern Munich do të ketë përball Fiorentinën ndërsa kampioni aktual i Evropës, Barcelona do të luaj kundër Stuttgartit.

Real Madrid ka për kundërshtar nënkampionin e Francës, Olympique Lyon. Bordeaux-Olympiakos, Porto-Arsenal, CSKA Moska-Sevilla janë qiftet tjera. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 16, 17 ,23 ose 24 shkurt. Ndërsa ato të kthimit do të jenë më 9, 10, 16, ose 17 mars.

Qiftet e fazës eliminatore:

Inter-Chelsea
Lyon-Real Madrid
Milan-Man Utd
Olympiakos-Bordeaux
Porto-Arsenal
CSKA M-Sevilla
Stuttgart-Barcelona
Bayern M-Fiorentina

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›