E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Shnajder e Stankoviç, dy mungesat e radhës

Tek Inter, Valter Samuel ka punuar me grupin dhe është shumë pranë grumbullimit për ndeshjen e së dielës, pavarësisht se kjo për momentin mbetet një hipotezë, duke pasur parasysh sidomos kohën e gjatë që ka qëndruar jashtë fushës mbrojtësi argjentinas. Nuk do të grumbullohet Shnajder, i cili kërkon që të jetë në gjendje të mirë për sfidën e Kupës së Italisë, të cilën Interi do ta luajë kundër Romës. Të njëjtin objektiv ka edhe Stankoviç, i cili është stërvitur veç skuadrës. Edhe mesfushori serb nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së dielës me Fiorentinën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›