Mundim Djajtë, festoj me Milanin
Udhëtimi i tij i fundit drejt Romës shkaktoi jo pak spekulime në media. Por Karlo Ançeloti në kryeqytetin italian ka shkuar vetëm për të kaluar disa orë me familjen e tij. Tekniku i Çelsit, fati i të cilit përflitet se sezonin e ardhshëm do të jetë larg Stamford Bridge dhe pikërisht në Romën e Di Benedetos, ka marrë përgënjeshtrimin e radhës. Mendoni se në prag të Mançester-Çelsi një trajner shkon për të biseduar me një tjetër klub? Pastaj unë e kam thënë dhe përsëritur derisa jam bërë edhe i mërzitshëm: Në Londër ndihem shkëlqyeshëm, thotë Karleto në një intervistë për La Gazzetta dello Sport. Të dielën (nesër) Çelsi luan gjithçka kundër Junajtid, një mundësi kjo për të fituar titullin dhe rikonfirmuar Ançelotin në stol. Junajtid është një skuadër shumë më e shpejtë. Futbolli ynë është i një tjetri stil, qarkullojmë më shumë topin dhe shumë më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Në rast se do të fitoj? Nuk do të përfundonte asgjë, sepse titulli do të vendosej nga diferenca e golavarazhit dhe në këtë aspekt kalendari është në disavantazhin tonë. Ndërkaq, për sa i përket titullit në Itali, mund të them se Milani është skuadra më e qëndrueshme që ka luajtur më mirë. Deri në janar shfrytëzuan forcën e Ibrës, pastaj atë të gardës së vjetër: Gatuzo, Nesta, Sedorf, Ambrozini. Do të festoj dhe unë me kuqezinjtë, ka pohuar Ançeloti.
Aleks Ferguson: Fitojmë me Çelsin
Aleks Ferguson beson se Mançesteri i tij do ti japë goditjen përfundimtare Çelsit në Old Trafford, në ndeshjen që do të vendosë fatin e titullit në Premier Ligë. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e ndeshjes të së dielës dhe ne mezi po e presim gjithashtu. Humbja 1-0 me Arsenalin të dielën e parë na bëri të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide. Kjo është njëra nga arsyet se përse mu desh të luaja me një formacion të ndryshëm në Ligën e Kampioneve kundër Shalkes. Për këtë takim do të kemi një skuadër të freskët. Duhet të jetë një ndeshje fantastike dhe në rast se triumfojmë, atëherë duhet të fitojmë titullin. Tekniku 69-vjeçar beson se mposhtja e kampionëve në të dyja ndeshjet e Championsit do të jetë një ogur për të arritur një tjetër fitore epike.