Mançester, 10 mln euro premio për dopietën
Yjet e Mançesterit do të përfitojnë një bonus prej 10 milionë eurosh në rast se do të fitojnë titullin dhe Ligën e Kampioneve brenda 2 javësh. Djajtë luajnë në finalen e Champions dhe janë favoritë për të arritur titullin e 19-të, kur kanë ngelur dhe 3 ndeshje deri në fund. Por sistemi i bonuseve në kontratat e futbollistëve parashikon shifra marramendëse. Për çdo ndeshje në Premier Ligë, çdo lojtari i 18-shes së grumbulluar përfiton 1 700 euro për çdo pikë të fituar. Në rast se ekipi ti fitojë ndeshjet e mbetura, do të marrë 2.5 milionë euro vetëm për titullin.