E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinjo, pesë ndeshje pezullim dhe 50 mijë euro gjobë

Komisioni i Kontrollit dhe i Disiplinës në UEFA, i mbledhur dje, ka pezulluar trajnerin e Real Madridit me pesë ndeshje, për deklaratat e tij pas ndeshjes me Barcelonën në Bernabeu. Ndërkaq, ai është dënuar edhe për faktin se nuk u paraqit fare në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, në Barcelonë. Ai është dënuar edhe me 50 mijë euro gjobë. Ndërkaq, lojtari portugez i realit, Pepe, është dënuar me një ndeshje. Klubi i Real Madrid është dënuar me 20 mijë euro për shkak të sjelljeve të tifozëve. Portieri i Barcelonës, Pinto, është dënuar me 3 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›