UEFA, kontroll për doping tek Barcelona
Valdes, Pikë, Pujol, David Vila, Iniesta, Bojan, Jefren, Keita, Adriano dhe Abidal janë lojtarët e Barcelonës të cilët i janë nënshtruar një kontrolli të UEFA-s për doping. Komisionerët e shtëpisë europiane të futbollit kanë bërë një vizitë surprizë në Ciudad Deportiva të Barcelonës për të bërë kontrollet. Kjo është hera e tretë brenda këtij sezoni që UEFA paraqitet në ambientet e klubit katalanas për kontrolle. Kujtojmë se Barcelona zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj kundër Mançesterit dhe këto kontrolle bëhen pikërisht për këtë sfidë.