Grosskreutz, i bindur rreth titullit
Nga Express më 03 prill 2011 në ora 18:33
Mesfushori ofensiv i Borussia Dortmundit, Kevin Grosskreutz insiston se skuadra e tij ka fituar titullin e parë të tyre në Bundesligë nga 2002, pas fitores 4-1 ndaj Hanoverit, që mbajti liderin në shtatë pikë epërsi.
“Tani kemi siguruar titullin dhe kushdo që nuk beson rreth kësaj është i çmendur”, tha Grosskreutz.
Mirëpo, pavarësisht optimizmit të tij, trajneri Jurgen Klopp do të mundohet të mbajë skuadrën e tij në tokë, pasi deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje.