E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter apo Roma, titulli vendoset në javën e fundit



Interi dhe Roma mundin respektivisht Kievon dhe Kaljarin. Si rrjedhojë, fati i Serisë A do vendoset vetëm në sekondën e fundit të kampionatit italian. Javën e fundit Interi do luajë me Sienën, ndërsa Roma me Kievon. Sa për ditën e djeshme, ajo ka kaluar mes vuajtjesh të mëdha për të dyja pretendentet për titull. Interi ia ka komplikuar vetë jetën vetes, sepse teksa udhëhiqnin takimin 4-1, zikaltrit kanë lëshuar terren dhe Kievo ka përfituar duke shënuar dy gola të tjerë. Për pak, Interi rrezikoi të dilte me vetëm një pikë nga “San Siro”. Akoma më të vështirë e ka pasur Roma, e cila më pas kalon në disavantazh me gol të Lazarit. Por nga fundi i takimit ka qenë Toti që ka përmbysur rezultatin me dopietën e tij.
Champions - Palermo dhe Sampdoria marrin vetëm një barazim 1-1 nga përballja mes tyre. Për dorianët ky rezultat është një hap i rëndësishëm përpara në zonën Champions. Milani humbet 1-0 me Xhenoan, por vendi i tretë për kuqezinjtë është i siguruar, meqenëse janë në avantazh ndaj Sampdorias në përballjet direkte.
Zona UEFA - Humbet sërish Juventusi, kësaj radhe ndaj Parmës (2-3). Tashmë “Zonjës së Vjetër” për sezonin që vjen do i duhet të zhvillojë para-eliminatoret e Ligës së Evropës, meqenëse me këtë rezultat është automatikisht e shtata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›