Çelsi shkatërron Uigan dhe shpallet kampion i Anglisë
Ajo që pritej ndodhi. Në javën e fundit të Premier League çelsi shkatërroi Uiganin me rezultat rekord 8:0 dhe me një pikë epërsi ndaj të dytit, Mançester Junajtid, u shpall kampion i Anglisë. Ky është titulli i katërt që kjo skuadër ka fituar (1954–55, 2004–05, 2005–06, 2009–10) dhe i treti në dekadën e fundit nën padronin Roman Abramoviç. Ndërkohë që triumfi mund të konsiderohet dhe për trajnerin italian të kësaj skuadre, Karlo Ançeloti në sezonin e tij të parë në krye të Bluve të Londrës. Në zonën e Kupës së Kampioneve direkt në fazën në grupe duke iu referuar renditjes përfundimtare shkojnë çelsi kampion i Anglisë, Mançester Junajtid dhe Arsenali. Ndërsa Totenhami do të luajë ndeshjet pre-eliminatore. Ndërsa përsa i përket Europa League, në bazë të renditjes shkojnë Mançester Siti, Aston Vila dhe Liverpuli. Përsa u përket ndeshjeve të djeshme rezultatet e arritura janë: Arsenal-Fulham 4-0; Aston Vila–Bllekbërn 0-1; Bolton–Birmingam 2-1; Burnli-Totenham 4-2; çelsi-Uigan 8-0; Everton–Portsmouth 1-0; Hull-Liverpul 0-0; Mançester Utd–Stoke 4-0; Uest Ham-Mançester Siti 1-1 dhe Volves-Sunderland 2-1.