Inter-çelsi, në San Siro luhet dueli i superfuqive
TIRANE-Interi dhe çelsi luajnë sot në mbrëmje një nga betejat më të rëndësishme të të tetave të finales së Champions League. Në "San Siro" përballen dy superfuqi të Evropës, që u kanë dhënë tonin kampionateve të tyre për vite me radhë dhe që synojnë që të triumfojnë edhe në Evropë. Zikaltërit pritet të kenë të gatshëm portierin Zhulio Sezar, i aksidentuar të dielën me Lamborginin e tij. Dje, braziliani ka marrë pjesë në stërvitje, duke lënë të kuptohet se sonte do të jetë në fushë. Dy të nxira poshtë syve dhe një ënjtje e hundës, nuk pritet ta ndalojnë Sezar që të luajë në një sfidë të tillë. "Nuk mund të them nëse do të luajë, pasi në rastet e aksidenteve rrugore, trupi reagon në mënyrë të çuditshme, - sqaroi tekniku i Interit Zhoze Murinjo. - Ai mund të ngrihet në mëngjes, t'i jetë ënjtur syri dhe të mos e shohë fare topin". Për Interin do të mungojë Davide Santon, që nuk ka mundur të rikuperohet, ndërsa janë rritur shanset për Balotelin.
Murinjo dhe dënimi
Në konferencën e djeshme për shtyp, Zhoze Murinjo nuk ka pranuar të komentojë gjatë dënimin e dhënë nga Federata Italiane për gjestet e bëra prej tij në sfidën ndaj Sampdorias. "Ke gabuar konferencë shtypi, - i tha gazetarit që e pyeti. - Ke ardhur shumë shpejt, kjo është e Champions League për Inter-çelsi", tha ai. Por, tekniku zikaltër nuk mund të qëndronte pa thënë dy fjalë për arbitrat italianë, që javë pas jave duket se e kanë në shënjestër. "Dua të di se cili është ai arbitër italian që ka kurajo të thotë se Murinjo më ka fyer. Kjo është sfida ime, që një arbitër të më thojë se e kam fyer", deklaroi portugezi. Klima përqark Interit? "Kemi luajtur në dëborë, në shi, në diell, - tha Murinjo. - Tani nuk bën shumë ftohtë dhe fusha është në gjendje të mirë. Stadiumi do të jetë plot, kështu që pres një ndeshje të madhe dhe një klimë të nxehtë". Në lidhje me formacionin, trajneri i Interit hodhi poshtë mundësinë që Zaneti të luajë në mbrojtje në vend të Santon. I pyetur për Ançelotin, që ka deklaruar se e gjithë Italia bën tifozllëk për çelsin, Murinjo u përgjigj: "Nëse ai thotë kështu, diçka di. Ose dikush ia ka thënë. Mbase bën pjesë në klan".
Terri, Lampard
e Drogba
Zhoze Murinjo do të ndeshet sot kundër futbollistëve që i drejtoi për tre vjet në mënyrë të suksesshme në Premier Ligën Angleze. "Terri dhe Lampard javë pas jave përmirësohen dhe nuk lodhen kurrë së luajturi mirë, - thotë ish-trajneri i çelsit për dy lojtarët anglezë. - Ata thonë se kam kontribuuar në përmirësimin e tyre dhe unë i falënderoj, por mendoj se janë përmirësuar për shkak të stërvitjeve ditë pas dite dhe forcës psikologjike. Ata përmirësohen si vera e Portos", shtoi "The Special One". Në lidhje me vendimin e Kapelos për t'i hequr shiritin e kapitenit Xhon Territ, pas skandalit seksual me Vanesa Perronsel, Murinjo thotë: "Nuk jam trajneri i Anglisë edhe pse mund të isha, por në fund vendosa për jo. Isha shumë krenar nga oferta, por e dija se nuk ishte një punë që bënte për mua. Unë pëlqej punën e përditshme". Një nga lojtarët që ka mbetur më shumë i lidhur me Murinjon është Didier Drogba. "Gjëja më e mirë për një trajner është pasioni dhe respekti për lojtarët dhe tifozët e tij. Kjo më ka ndodhur gjithnjë: te Porto, te çelsi, tek Inter. Kjo më bën krenar. Nëse Drogba ka kujtime të bukura nga unë, jam i lumtur, por e di që nesër (sot) ai do të japë gjithçka për çelsin. Dhe do të jem i lumtur duke e parë ta bëjë këtë", përfundon portugezi.
(d.b/BalkanWeb)