E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mysafiri turk” i thotë “boll” yxhymit të Edi Ramës

“Boll” (lexo ose edhe “Mjaft”)...! “Hyr në parlament!”...! Ky ishte mesazhi që delagcioni i KiE-së i përcolli dje Edi Ramës, pas konsumimit të dy ditëve për ti mbushur atij mendjen. Sigurisht, kjo nuk kishte si të pëlqente Edi Ramës, i cili u përpoq, por nuk mundi, që gjithë anëtarët e delegacionit të KiE-së, drejtues të grupeve parlamentare (EPP/C, SOC, ALDE, EDG dhe UEL), të këtij organizmi europian, ti identifikonte nën shprehjen pezhorative si “mysafiri turk”. Gjetja dhe artikulimi i kësaj fraze, ndërsa nuk ishte e rastësishme, mbartte mbi vete edhe pakënaqësinë, e thënë ndryshe, mosaprovimin e Edi Ramës ëpr “rekomandimet” e radhës të të dërguarve të KiE-së. Nën shprehjen pezhorative “mysafiri turk” të përdorur për “identifikimin” e Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), turkun Mevlüt çavuşoğlu, Edi Rama harroi, se ky “mik shtëpie”, nuk ishte i vetëm, por shoqërohej nga “mysafirë” të tjerë jo turq, saktësisht, italiani Luca Volontè, zviceriani Andreas Gross, luksemburgasi Anne Brasseur, britaniku David Wilshire, holandezi Tiny Cox, apo edhe finlandezi Jaakko Laakso, për të cilët emri “mysafirë” në gjuhët e tyre kombëtare, tingëllon shumë më ndryshe nga “zgjedhja”jo aq e rastësishme e Edi Ramës... Përveçse pakënaqësisë dhe mosaprovimin, e demonstruar hapur nga kryetari i PS-së, ndaj qëndrimit të përsëritur të të dërguarve të KiE-së, Edi Rama, u mundua përmes “gjetjes” së shprehej pezhorative “musafiri turk”, që të zhvleftësonte nga ana tjetër angazhimin e një organizmi europian të rëndësishëm, duke na bërë të besojmë se e gjithë dërgata e KiE-s, vinte jo nga Europa, por nga matanë Bosforit, ndoshta (sipas Edi Ramës) nga pjesa aziatike e Turqisë. Disa orë më pas, Edi Rama në daljen e radhës publike, këtë herë përkrah austriakut Hannes Swoboda, jo se nuk dinte të artikulonte në gjermanisht, frazën pezhorative të mundshme “bewertung-u austriak”, por pakënaqësinë dhe moaprovimin e tij, ndaj këshillës miqësore të Swoboda-s, e gëlltiti me një gotë uji, ndërsa nuk dinte ku t’i çonte sytë, ndërsa edhe “miku austriak”, nuk ia kurseu fjalinë urdhërore “Futu në Palrament”. Edi Rama, mund të rezistojë edhe pakëz, orë, apo edhe ditë në kokëfortësinë kokëshkrete të tij, por që nga dje, ai duhet të dijë të përktheje ë lexojë mirë në shqip, frazën e mundshme pezhorative, “boll më me hyxhym milet lesh e li”, të artikuluar jo vetëm nga “mysafiri turk”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›