Vankuver, debuton skiatori shqiptar Erjon Tola
VANKUVER- Skiatori shqiptar, Erjon Tola, i cili merr pjesë si përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojrat Olimpike Dimërore, “Vankuver 2010’ debutoi mbrëmë në orën 19:30 (ora lokale) në garën e Slalomit gjigant.
Skiatori Erjon Tola, sipas listës së paracaktuar të garës ishte i 90-ti në nisje dhe pas një ekzekutimi të kënaqshëm arriti të renditej i 69-ti me kohë totale 1:27.57. Rezultati i Tolës ishte 10.30 sekonda pas vendit të parë të zvicerianit Carlo Janka me kohën 1:17.27. Gara u zhvillua në malin Uistler Creekside dhe në garë merrnin pjesë 103 skiatorë nga e gjithë bota.
Sipas Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ky rezultat i Tolës duhet parë si pozitiv, pasi ai arriti të përmirësojë rezultatin e tij personal duke kaluar nga i 90-ti në botë në vendin e 69-të.
Ndërkohë në datën 27 shkurt në orën 19:00 (ora lokale e Shqipërisë), Erjon Tola do të konkurrojë në garën e slalomit.
Shqipëria është pjesëmarrëse për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore “Vankuver 2010”, ku skiatori Erjon Tola do të jetë i vetmi sportist në këtë aktivitet.
Para pak ditësh, skiatori 23-vjeçar valëviti flamurin kombëtar shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Skiatori shqiptar i lindur në Tiranë në 15 dhjetor, 1986 aktualisht jeton dhe stërvitet në Torino të Italisë. Erjon Tola më parë ka fituar kualifikimin për pjesëmarrje edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Torino 2006”, ku edhe aty ka qenë përfaqësuesi i vetëm shqiptar. Përveç Erjon Tolës, delegacioni shqiptar në Kanada është i përbërë nga presidenti i KOKSH, Agim Fagu, sekretari i përgjithshëm i olimpizmit shqiptar, Stavri Bello, trajneri i Tolës, italiani Roberto Bonavita.
(Atsh/BalkanWeb)