Inter dhe Mançini arrijnë marrëveshje
Autori i Lajmit: red.
Mediumet italiane kanë shkruar se ekipi i Interit ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin Roberto Mançini, për shumën e dëmshpërblimit pas shkëputjes së bashkëpunimit. Mançini muajin e kaluar u përjashtua nga posti i trajnerit të kampionit të Italisë, dhe në vend të tij u emërua Jose Murinjo. Ish-strategu i nerazurëve kërcënoi se do të ndërmarrë hapa legalë kundër ish-klubit, për shkak të mënyrës me të cilën është larguar nga klubi. Por, “Sportmediaset” ka bërë të ditur se presidenti Morati ka arritur marrëveshje me Mançxinin që t i paguajë 16 milionë euro ish-trajnerit të tyre, me qëllim që ai të mos marrë hapa të mëtejshëm për të sanksionuar klubin. Mançini me siguri këtë vit do të mbetet i papunë, pasi që të gjitha ekipet me të cilat ai u lidh, tashmë kanë angazhuar trajnerë.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008