Sezoni i provimeve, nën akuzë dy petagogë
Autori i Lajmit: red.
Sezoni i provimeve, vë nën akuzë dy petagogë. Operacioni “Provimi i sigurt” ka çuar në pranga dy pedagogë. R.R, 46 vjeç, me arsim të lartë, me detyrë pedagog në Universitetin “Fan Noli” Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se R. R akuzohet për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupionit pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë në Vlorë, pedagogu 32-vjeçar nga ky qytet, E. V, që jep mësim në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në këtë universitet, po i nënshtrohet hetimit për mitëmarrje, pasi informacionet që u grumbulluan nga disa studentë dhe studente të tij, u shndërruan në një kallëzim penal. Vetë i dyshuari nuk e ka pranuar akuzën.
Policia e Shtetit, duke deklaruar mbylljen me sukses të operacionit “Provim i sigurt”, shprehu një falënderim sot për qytetarët për bashkëpunimin. Po ashtu ajo fton ata që “të denoncojnë në polici rastet e korrupsionit përmes numrit telefonik 129 ose duke kontaktuar me shërbimet përkatëse pranë çdo drejtorie të policisë në qark”.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008