Roma në kërkim të një sulmuesi
Autori i Lajmit: red.
Mediat italiane kanë shkruar se ekipi i Romës, gjatë këtij afati kalimtar, do ta drejtojë vëmendjen në angazhimin e ndonjë sulmuesi në radhët e veta. Roma tashmë ka angazhuar në radhët e veta John Arne Riise, Simone Loria dhe e ka blerë tërësisht kartonin e Mirko Vuçiniç, ndërsa mediat italiane kanë shkruar se së shpejti në radhët e ekipit nga kryeqyteti do të angazhohet edhe një sulmues. Pritet që Mançini të kalojë tek Interi për një shumë afro 12-13 milionë euro, ndërsa “Corriere dello Sport” ka shkruar se këto para Roma do t i harxhojë në angazhimin e njërit prej sulmuesve: Adrian Mutu, Klaas Jan Huntelaar, Vincenco Iaquinta ose Julio Baptista.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008