E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikola Karçev, përfundimisht me Elbasanin

Autori i Lajmit: red.
Mbrojtësi maqedonas Nikola Karçev do të jetë pjesë e Elbasanit edhe për sezonin 2008-2009. Në fakt, Karçev tentoi të luante në Ukrainë e Rumani (Panduiri Lignitul, por me sa duket, ofertat financiare kanë qenë të pamjaftueshme. Karçev, i cili bëri një sezon të mirë te Elbasani (22 ndeshje, 3 gola), ka luajtur më parë edhe për Partizanin e Beogradit.
Elbasani do të ketë në gjirin e tij shumë lojtarë të rinj të talentuar si Varfi, Shopi, Bello, Peti, Suli, Kaculi e Hyshmeri.

Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›