E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri serb Vuliçeviç test te Partizani

Autori i Lajmit: red.
Partizani është pranë nënshkrimit me portierin serb Bojan Vuliçeviç (1.93m, i cili më parë ka luajtur për Spartak Subotica. Portieri gjigant serb kreu edhe stërvitjen e parë.
Nga nënkampionët e Shqipërisë pas përfundimit të sezonit u largua portieri durrsak Orges Shehi, ndërkohë që u rikthye pas huazimit te Luftëtari portieri Edvan Bakaj. Partizani vazhdon me ritëm të kënaqshëm stërvitjet dhe me Guron janë bashkuar edhe Tefik Osmani e Gjergji Muzaka.

Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›