E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter është super klub

Wesley Sneijder është i lumtur me rolin e tij të ri me kampionin e Italisë, Inter, pas aventurës së vështirë te gjiganti spanjoll Real Madrid. Ai ka theksuar se e kaluara i mbetet vetëm një kujtim i hidhur.

Më pëlqen gjithçka rreth Italisë dhe jam duke luajtur në një ekip të shkëlqyeshëm, tha Sneijder për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Sinqerisht mund të them se kurrë nuk jam ndjerë më mirë sesa këtu në Milano. Kurrë nuk kam pasur këso ndjenjash. Nuk më mungon asgjë rreth Madridit dhe nuk pendohem që jam larguar. Inter është klub i madh dhe ekip me rëndësi të gjerë sa i përket njerëzve dhe miqësisë që ju ndihmon ti tejkaloni problemet e vogla. Është shumë më mirë se që kam pritur - bashkëlojtarët, atmosfera, qyteti. Më pëlqen të luaj në Itali dhe Serie A nuk është në perëndim siç thonë, pasi të gjithë kundërshtarët janë të fortë, shtoi ai.

Sneijder shumë shpejt ka ndërtuar marrëdhënie të veçanta me trajnerin Jose Mourinho. Sekreti i tij është se ai është sikur figurë e babait për futbollistët. Ne jemi përshtatur shumë mirë dhe nganjëherë ndihem sikur jemi një person, përfundoi Sneijder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›