Inter fiton, por mungon goleada përballë Beqajt
Altin Latifi
Ibrahimoviç-Beqaj, Adriano-Beqaj. Duele të përsëritura disa herë mbrëmjen e djeshme, në sfidën mes Interit dhe Anorthosis, që përfundoi me fitoren 1-0 të zikaltërve. Një ndeshje ku pritej që ekipi i Murinjos të shënonte një goleadë, por përballë kampionëve të Qipros asgjë nuk ka qenë e lehtë. Madje, në ndonjë moment ekipi italian ka rrezikuar ta pësojë, por qipriotët janë treguar të pasaktë, si në rastin e Kacavaqis në fillim të pjesës së dytë. Që në minutën e 3-të zikaltërit kanë mundësi të shënojnë, pas krosit Mansinit. Beqaj del dhe largon topin, që i shkon Maikon, por pa rezultat. Në të 15-tën Adriano gjuan jashtë, ndërsa pak minuta më vonë Dellas humb topin dhe Ibrahimoviç mund të shënojë. Por, Beqaj bllokon. Tashmë për Interin ka më pak hapësira, pasi mbrojtja qipriote organizohet. Ibra tenton me një gjuajtje kros nga e djathta, ndërsa Konstantinu më pas rrëzohet në mënyrë groteske dhe arbitri nuk jep një penallti të dukshme për Interin. Gjithsesi, një minutë para përfundimit është Adriano që shënon. Maikon merr një top në të djathtë dhe pasi shmang një lojtar në hyrje të zonës, kroson për brazilianin në mënyrë milimetrike. Adriano mposht Beqajn me një kërcim të fuqishëm dhe kalon Interin në avantazh. Në pjesën e dytë, qipriotët kanë një rast të artë me Kacavaqis, i cili pas një krosi nga goditja e këndit, gjuan lart në mënyrë të habitshme. Në të 68-tën, Ibrahimoviç nuk shënon vetëm për vetëm me Beqajn. Deri në fund nuk ndryshon asgjë, me Interin që ka një tjetër shans me Kruz, por që sërish godet jashtë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Panathinaikos dhe Verder kanë barazuar 2-2 në Athinë, në një ndeshje spektakël.
Ndeshjet
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në Madrid mes Atletikos vendase dhe Liverpulit. Në "Vicente Kalderon", anglezët kanë hyrë në fushë të qetë dhe thuajse të sigurtë te fitorja. Përballë ishte një Atletiko me shumë probleme dhe në krizë rezultatesh, një rast i mirë për 3 pikë. Atletiko e nisi në sulm, por ishte Liverpuli që shënoi pas 14 minutash me Robi Kin. Vetëm me portierin, irlandezi nuk ka falur. Pas shumë sulmeve në pjesën e dytë, ishte Simao Sabroza ai që barazoi kur duheshin edhe 8 minuta nga përfundimi. Rajan Babel pati një mundësi të mirë për të shënuar golin e fitores në fund, por goditi jashtë. Në takimet e tjera, Sportingu i Lisbonës fitoi 1-0 në Ukrainë ndaj Shaktjorit, falë një goli të Liedson në çerek ore para përfundimit. Në grupin C fitore e lehtë për Barcelonën, që ka dhuruar spektakël në Zvicër përballë Bazelit. Pas vetëm 24 minutash lojë, katalanasit e drejtuar nga Pep Guardiola kanë shënuar tre herë, me Mesin, Buske dhe Bojan Kërkiç, duke e kthyer ndeshjen në stërvitore. Në pjesën e dytë shënon sërish Kërkiç dhe në fund Ksavi Hernandez.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)