Maradona shkon ne Gjeorgji
TBLISI-Ylli i futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, mbërriti sot në kryeqytetin Gjeorgjian te Tbilisit, dy muaj pasi ky vend u perfshi nga lufta me Rusinë. Vizita e Maradones ne Tbilisi, bëhet përpara realizimit te nje ndeshjeje futbolli mes ish-lojtareve te ekipit kombetar te Gjeorgjise dhe atyre te Argjentines. Ndonese refuzoi t’u pergjigjej pyetjeve te gazetareve, Maradona leshoi nje sere autografesh per adhuruesit e tij te shumte, teksa ne dore mbante nje cigare. Maradona deklaroi ne nje interviste televizive se do te ishte i kenaqur te pranonte rolin e trajnerit te kombetares argjentinase nese Alfio Bazile do te jepte doreheqjen.
(d.b/BalkaWeb)