Në Madrid ende s'e besojnë: Çfarë humbje!
Deri pak orë përpara ndeshjes askush në Spanjë, por edhe më gjerë, nuk mendonte se Reali do të dilte pa të paktën një pikë nga Torino, në përballjen me Juventusin. Kriza e bardhezinjve dhe forma e mirë e skuadrës së Bernd Shuster patën krijuar jo pak iluzione. Ndonëse është për t'u thënë se vetë tekniku gjerman mendonte ndryshe: "Nuk i besoj këtij Juventusi të plagosur", pati thënë ai. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Golat e Del Pieros e Amaurit bënë që rekordi prej 46 vjetësh pa fitore i Realit në Torino, të mos thyhet. "Dështim që nga fillimi", titullon "Marca". "Juve zgjat legjendën", është titulli i "AS", që i thur elozhe edhe Del Pieros: "Shënoi një supergol dhe punoi mjaft në krahë". Ndërkohë, nuk kanë munguar as kritikat për katenaçon italiane.
(d.b/BalkanWeb)