Inter ia mësyn Hernanesit

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 18:00
Interi ka trokitur në dyert e Lazios, për t’ia kërkuar mesfushorin Hernanes, i cili shihet si zëvendësues ideal i Wesley Sneijder, që mund t’i bashkohet Manchester Unitedit.
‘Sportmediaset’ shkruan se kampioni i botës mund ta bëjë këtë lëvizje, porsa mesfushori holandez të vendos të largohet. Hernanes e pati një sezon të shkëlqyeshëm në Serie A, në debutimin e tij.
26 vjeçari iu bashkua Lazios nga Sao Paulo verën e shkuar për 13,5 milionë euro. Ai shënoi 11 gola në 36 paraqitje. Një ofertë e majme mund të bënte që Lazio të heq dorë nga ylli brazilian.