E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne Angli anullohet miqesorja. Dhuna rrezikon kampionatin

Trazirat që kanë pushtuar qytetet angleze kanë paralizuar mes të tjerave edhe sportin, ndërsa viktima e parë e është miqësorja Angli-Hollandë. Sfida e shumëpritur, në program për t;u luajtur të mërkurën në stadiumin legjendar ‘Wembley” nuk do të luhet për shkak se policia lokale nuk mund të garantojë mbarëvajtjen e takimit.

Të gjitha forcat policore janë vendosur në rrugët e kryeqytetit anglez për të parandaluar dhunën e ditëve të fundit, madje nuk kanë mundur të garantojnë udhëtimin e kombëtares së Hollandës dhe tifozëve të saj nga aeroporti deri në hotel. Anullimi i miqësores ka lënë gjithashtu të dëshpëruar edhye tifozët e shumtë. Federata angleze ka bërë të ditur se janë shitur 70 mijë bileta, ndërsa tifozëve do t’iu kthehen sërish paratë. Jo vetëm miqësorja e kombëtares, pasi trazirat kanë paralizuar krejtësisht sportin anglez.

Ndeshjet e Kupës në program për t’u luajur të mërkurën nuk do të zhvillohen,m ashtui si dy sfidat e kategorisë së dytë. Por, nëse dhuna do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, atyëherë në rrezik është dhe java e parë e Premier Ligës, e cila duhet të fillojë më 26 ghusht. Përvec ndeshjeve të futbollit, është anuluar edhe sfida e kriketit mes kombnëtares së Anglisë dhe Indisë, ndërsa lojtarët e dy skuadrave gjatë gjithë ditës së martë kanë qëndruar të bllokuar në hotelin ku ishin të grumbulluara.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›