Reuters: Emigrantëtshqiptarë po vuajnëkrizën greke

TIRANE- Pas rënies së komunizmit 2 deklada më parë, Greqia u shndërrua në tokën e re të premtuar për mijëra shqiptarë. Një vend për të nisur një fillim të ri pas brezash të tërë në varfëri. Kështu raporton agjencia prestigjoze Rojters që i ka dedikuar një kronike të posaçme pikërisht ndikimit të krizës ekonomike greke ndaj emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin tonë fqinj.
Valent Becolli, pasi ka punuar në Greqi për 15 vjet, tashmë është kthyer në Shqipëri bashkë me familjen.
“Atje punonim mirë, merrnim ato të ardhura që ndihmonim familjen . Mirëpo ndërsa puna ra dhe të ardhurat ishin më të pakta u detyruam të ktheheshim në Shqipëri.” tregon ai.
Sipas Rojters, shqiptarët përbëjnë grupin më të amdh të punëtorëve të huaj në Greqi, ndaj dhe ata kanë qenë të parët të cilët kanë ndjerë dhimbjen e kësaj krize.
Në pikën kufitare në Kapshticë, punonjësit e doganës thonë se nurmi i shqiptarëve që kthehen nga Greqia është rritur shumë.
Që nga fillimi i krizës globale, gjendja e keqe e emigrantëve në Greqi dhe Itali por edhe në Europën perëndimore dhe SHBA, është reflektuar tek ulja e të ardhurave që ata dërgojnë në Shqipëri.
Shumë prej atyre që punojnë jashtë kanë investuar paratë e tyre në Shqipëri dhe kanë hapur biznese të vogla. Sipas Rojters, janë mbi 800 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe rreth 400 mijë të tjerë në Itali. Agjencia thotë se Shqipëria mbetet një ndër vendet më të varfra të Europës me një papunësi që shkon deri në 14%.
(e.n/News24/BalkanWeb)