E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, arrestohet përkorrupsion kryetarii Komunës Kolsh

LEZHE- Arrestohet kryetari i komunës Kolsh në Lezhë nën akuzën e korrupsionit. Mesditën e sotme forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar Andi Markun, në kuadër të operacionit ‘Kolshi’.
Sipas policisë, 35-vjecari duke përfituar nga detyra si kryetar komune, i ka marrë një banori shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra kundrejt lejes së ndërtimit për rrethim prone.
Mësohet se Marku është kapur në flagrancë nga forcat e policisë të cilat kanë kryer kontroll të imtësishëm në zyrë si dhe kanë sekuestruar shumën e parave.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për ndjekje të mëtejshme hetimore për veprën penale “ Korrupsion Pasiv i Fuksionarëve të Lartë Shtetërore ose të Zgjedhurve Vendorë”.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›