Inter ma special

Inter ka fituar me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të së tetës së finales ndaj Chelseas. Në një atmosferë të shkëlqyeshme të krijuar në stadiumin Giuseppe Meazza, të dyja skuadrat treguan lojë të pëlqyeshme. Nerazzurrët filluan furishëm duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë, me një gol të shkolluar të sulmuesit argjentinas Diego Milito.
Më pas, Chelsea i tregoi dhëmbët: Drogba godet tërthorësen dhe portieri vendës Julio Cesar bën dy pritje të mira. Por, edhe Inter tregohet i rrezikshëm me Eto'o, që lëshon një rast të mirë nga afërsia. Në fund të pjesës së parë, anglezët kërkuan një penallti, kur Kalou rrëzohet në zonën kundërshtare, por gjyqtari Mejuto Gonzalez hesht.
Pjesa e dytë fillon në mënyrë të vrullshme: në minutën e 50-të, Kalou shënon pas një gjuajtjeje nga distanca, duke mos i dhënë shans portierit Julio Cesar të intervenojë. Pas vetëm pesë minutazh, përgjigje adekuate dha mesfushori Cambiasso, që shënoi gol të bukur, pas tentimit të dytë.
Pas golit të shënuar, Inter e futi në funksion armën e vet të fortë: mbrojtjen e “çeliktë” me në krye Lucion e stër-disponuar për lojë. Me kalimin e kohës, ritmi i lojës ra, pasi u vërejt lodhja dhe u pakësuan rastet. Loja përfundoi me rezultat 2:1, ndërsa gjithçka mbetet e hapur sa i përket çerekfinalistit, pas ndeshjes së kthimit, që zhvillohet pas tri javësh në Londër. Rundi i parë i takoi Mourinhos, Ancelotti shpreson në ndeshjen e kthimit.
Në ndeshjen tjetër, të zhvilluar po të mërkurën, CSKA Moscow dhe Sevilla kanë luajtur baras në Rusi, 1:1. Të parët kanë udhëhequr spanjollët përmes Negredos, që shënoi në minutën e 25-të, ndërsa rusët i barazuan shifrat në minutën e 66-të me anë të Gonzalez. Sigurisht, ky barazim i konvenon më shumë Sevillas, e cila pas tri javësh mund ta sigurojë çerekfinalen, nëse fiton në shtëpi.
Liga e Kampionëve
E teta e finales
Inter-Chelsea 2:1
CSKA-Sevilla 1:1