Një krah dokumente për konkurrim
Gjykatës e prokurorë ka kohë që janë në vrapim të sigurimit të dokumenteve dhe kompletimit për të konkurruar në konkursin për zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, ashtu siç kërkojnë rregullat e caktuara nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial. Janë 42 dokumente që duhet t’i sigurojë kandidati që synon të sigurojë pozitën e gjykatësit a të prokurorit. Të gjithë e pranojnë se ky proces i nisur që para një viti, ka bërë që gjykatësit dhe prokurorët më shumë të jenë të preokupuar me fatin e tyre. Konkurruesit ankohen duke thënë se dokumente të tilla nuk janë kërkuar as në ish sistemin komunist, ku rëndësi ka pasur përshtatshmëria ideo-politike.
Në Gjykatën Komunale të Ferizajt puna është edhe më e komplikuar, ndërsa as kryetari i gjykatës, Rifat Abdullahu, por as kryeprokurori komunal, Ekrem Shabani, shkaku i moshës, nuk kanë konkurruar për postet që mbajnë. Burime nga kjo gjykatë thonë se gati të gjithë gjykatësit dhe prokurorët aktualë kanë konkurruar për të zënë postet e tyre.
Bëhet e ditur se dy gjykatës nga kjo gjykatë nuk kanë arritur të përfshihen në procesin e emërimit, shkaku që nuk e kanë kaluar testin e etikës. Megjithatë që të dy këta gjykatës vazhdojnë të kryejnë punën e tyre tash e një vjet. Ata vazhdojnë të ndajnë drejtësinë përkundër që nuk kanë kaluar testin e etikës.
Objekti i Gjykatës Komunale në Ferizaj vlerësohet të jetë më i miri në rajon, ndërsa vitin e kaluar USAID-i investoi në renovim dhe inventar rreth 300 mijë euro, por në zgjidhjen e lëndëve dhe në përbërjen e kuadrit vlerësohet të jetë në gjendje shumë të keqe.