Inter mposht Lazion e Tares

Interi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Lazios, duke arritur që të kapë vendin e dytë, pas humbjes së Napolit në Palermo. Interi e ka filluar shumë keq ndeshjen, pasi në minutën e 14 portieri Julio Sezar ka shkaktuar një penallti dhe ka dalë me karton të kuq. Zarate e ka shndëruar në gol këtë penallti, por, edhe pse me dhjetë lojtarë, Interi ka mundur që të barazojë me Sneijder në minutën e `40 dhe më pas ka kalur në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me Samuel Eto`o.
Napoli është dorëzuar plotësisht në luftën për titull dhe tashmë ka humbur edhe vendin e dytë, duke qenë se është mundur në Palermo 2-1. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, duhet veçuar fitorja e Cesenës në fushën e Bolognas, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në Serinë A.