Krasniqi: Trashëgimia kulturore, pjesë e bisedimeve me Serbinë

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se çështja e trashëgimisë kulturore do të jetë pjesë e bisedimeve teknike që po zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Krasniqi tha se Kosova ka një trashëgimi të pasur dhe të shumllojshme që duhet të jetë në funksion të tolerancës dhe bashkimit të qytetarëve të shtetit të ri.
Më tej, ai ka shtuar se çështjet që ndërlidhen me pjesët politike dhe që përfshihen në pakon e Ahtisaarit, janë çështje të cilat janë edhe pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Janë çështje që janë pranuar nga të gjitha forcat politike, por edhe nga qytetarët e Kosovës dhe realisht janë çështje që nuk cenojnë në asnjë mënyrë aspektin politik, kushtetuese të vendit tonë, por që janë bërë në një moment të caktuar më shumë ndoshta edhe si garanci për ruajtjen e trashëgimisë së komunitetit të caktuar etnik apo religjioz në Kosovë, në këtë rast të komunitetit serb dhe atij ortodoks”, ka thënë më tej ministri.