Inter pëlqen Xhemajlin

Gjatë verës, Blerim Xhemajli ishte objektiv i rivalit Milan, por mediat italiane shkruajnë se kampioni italian, Inter, tashmë ia ka vënë syrin mesfushorit shqiptar. Sipas uebfaqes internews.it, klubi Nerazzurr mund t’i fillojë bisedimet me Parmën në fund të këtij sezoni, për ta pasur në dispozicion 24-vjeçarin nga sezoni i ardhshëm.
“Mesfushori ka kualitet të mirë teknik, është dinamik në posedim të topit dhe ka një goditje të fuqishme nga distanca. Vëzhguesit e Interit kanë dhënë fjalë të mira për të, pasi kanë përcjellë ndeshjet e fundit. Xhemajli mund të jetë një përforcim i mirë për sezonin e ardhshëm. Me Parmën, Inter ka raporte të shkëlqyeshme”, shkruan kjo uebfaqe, e cila nuk ndalet me kaq.
Sipas saj, kartoni i futbollistit nuk është i kushtueshëm. “Ai kushton 6 milionë euro dhe Branca do të provojë që t’i nisë bisedimet në qershor me drejtorin teknik të Parmës, Pietro Leonardi”, vazhdon shkrimin.
Internews.it cek një fakt interesant. Përpos Interit, shkruan kjo uebfaqe, interesim për ish-futbollistin e Boltonit e Torinos, ka shfaqur edhe klubi anglez, Aston Villa.