Ditë kontratash te Roma, rinovon Perrota dhe Pizarro
Lajmin e konfirmon vetë klubi kryeqytetas, me anë të një komunikate për mediat. Sipas këtij njoftimi, shoqëria ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me David Pizarron deri më 30 qershor 2013. Mesfushori do të përfitojë 3.2 milion euro në sezon, përveç shpërblimeve shtesë sipas rezultateve.
Ndërkohë, për Simone Perrotën është parashikuar një zgjatje e kontratës me klubin deri më 30 qershor të vitit 2011 dhe 32-vjeçari italian do të përfitojë 3.1 milion euro në një sezon, përveç fitimeve ekstra të parashikuara në marrëveshjen e re.