E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, sytë nga Scudetto

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, beson se skuadra e tij më 2012 mund të luftojë për kreun në Serie A, pas fitores bindëse ndaj Lecces 4-1.

Nerazzurrët janë ngritur në pozitën e pestë në tabelë duke i dhënë fund përfundimisht serisë negative të fillimit të sezonit. Ranieri ka lavdëruar skuadrën e tij dhe tashmë përgatitet të paraqesë konkurrencë në garë për titull.

“Ekipi duhet të bëjë më tepër, mundemi të bëjmë më tepër. Scudetto ? Pse jo, do të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje”, tha Ranieri. Inter kthehet në fushë në Serie A kundër Parmës më 7 janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›