E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez nuk është racist

Portieri i Liverpoolit, Jose Reina beson se sulmuesi Luis Suarez është sulmuar pa drejtë, pas akuzës së fundit për racizëm.

Suarez u dënua për tetë ndeshje nga Federata angleze e Futbollit pasi ishte shpallur fajtor për ofendim të mbrojtësit të Manchester Unitedit, Patrice Evra, duke iu referuar ngjyrës së tij.

Por, Reina beson se 24 vjeçari, i cili u përball me thirrje “racist” dhe “mashtrues” në barazimin 0-0 në Wigan të mërkurën, është trajtuar padrejtë. “Ne të gjithë jemi me të. Ai e ka përkrahjen tonë të plotë”, tha Reina.

“Më herët kemi deklaruar atë që mendonim se ishte e vërteta. Ai nuk është racist. Jam 100 për qind i sigurt se Luis nuk është racist, ne treguam përkrahjen ndaj tij. Duam që të gjithë të dinë se jemi me bashkëlojtarin tonë. Dënimi prej tetë ndeshjeve nuk është as për afër i drejtë”, theksoi Reina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›