E Diel, 1 Nëntor 2026

Interes Maester

Ne fakt jam pak me nerva. Me se shumti per nje artikull te nje personi qe as nuk e njoh. Besoj se ka thene disa gjera te gabuar. E me poshte po provoj te pergjigjem. Sepse edhe pse me behet qejfi gjithmone kur shkruhet per problemin e muzikes ndash sepse eshte vertet problem ndash e sa me shume te shkruhet aq me mire eshte disa arsyetime jane te rrezikshem e sipas meje te padrejta. Me te rrjedhur pergjigjet e mia.

Muzika nuk tradhton muzika eshte pikemberritja e udhetimit. Muzika eshte vete udhetimi. shkruan Giorgio Faletti tek Io Uccido. Nje DJ vrases qe le indicie ne shqip gjurme muzikore para vrasjeve te veta.

Shiko G. F. eshte nje person qe personifikon me se miri ate qe po sulmon. Nese ben nje kerkim pak te kujdesshem do zbulosh qe G. F. nuk ka shkruar as edhe nje liber. Ka ne shpine nje shtepi botuese e nje ghost writer qe ka shkruar gjithcka qe eshte botuar ne emer te tij. Mund ti shpetosh ata njerez po arrite ta zberthesh muziken.

Po tek ne a prodhohet muzike nga ajo qe le gjurme si tek Io Uccido te mund te perdoret qofte edhe nga delikatesa e nje vrasesi

Kam frike se jo.

Varet nga filmi varet nga vrasesi. Por besoj se nese je vrases edhe e ke humbur ekuilibrin mendor pak rendesi ka. Smund te shkruash nje artikull ku ankohesh se vrasesit tane kane ngelur pa muzike. Do ishte shume e mire nga nje ane se sdo kishte me vrases. Po ja qe ka. Atehere ka vrases qe smarrin vesh nga muzika e qe skane nevoje per kolone zanore gjate krimit. Sepse gjera te tilla ndodhin vetem neper filma. Apo ka aq shume muzike te mire sa edhe vrases. Pese me hic.

Nuk mund te jene klubet mik jo te gjithe klubet te pakten. Natyrisht qe nje klub ka ne radhe te pare nje objektiv te beje leke e jo te promovoje muzike. Kjo do te thote qe ka nevoje qe te kete sa me shume kliente. E do te thote qe ka nevoje per muzike qe te sjelle shume kliente qe pine shume pije. E ka nevoje per muzike te degjuar per cover per kenge qe kane lene gjurme. Per keto Margeritat e per keto Another brickhellip

Cfare na thote kjo per muziken shqiptare Asnje gje. Valle duhet te gjykojme se muzika amerikane shkon keq meqe klubet karaoke jane gjithmone plot

Nga ana tjeter muzika nuk eshte kooperative bujqesore. Mece ne vitin lsquo90-lsquo00 arritem rezultate te shkelqyera duhet ti arrijme patjeter edhe ne vitin lsquo00-lsquo10. Ca ka qene muzika amerikane ne vitet lsquo80 Ca ka qene muzika angleze ne vitet lsquo70-lsquo80 Cdo rryme muzikore eshte nje cikel qe fillon e mbaron. Kjo eshte komplet e paparashikueshme.

Kjo sepse muzika vidhet dhe sepse muzika ka nisur te sherbeje me teper si nje vitrine prostitucioni artistik.

Muzika eshte vjedhur gjithmone. Gjithmone. E shpeshhere eshte perdorur si v.p.a. Nje brez i tere qe eshte rritur me MTV kete gje e di mire.

Edhe kantautori im i preferuar me sa duket vjedh. Me afrohet para disa ditesh nje mik dhe sikur te me jepte nje lajm vakie me tha pikerisht kete.

Kantautori im i parapelqyer vidhka muzike.

A ka ndonje shans per te qe te shpetoje shpirtin

Shiko. Te gjithe vjedhin muzike. Dyqan ka vjedhur Guthrie. Zeppelin kane vjedhur blues. De Andregrave ka vjedhur Brassen/Cohen/Dylan. E nuk ka asgje te keqe te vjedhesh a te riperpunosh kur nuk ke se cfare te thuash ti nga vetja jote. Ne fund te fundit cfare do te thoshte ajo formula qe perdorej ne festival e tipit Muzika shkruar nga XXX interpreton XXX Do te thoshte qe kush kendon thjesht po e interpreton. Do te thote nje gje shume te thjeshte qe jo te gjithe ata qe kendojne jane kengetare. Ca te them une tani tju jap detyra shtepie Shkruajeni 100 here ne fletore derisa ta mesoni mire

ARTI VIDHET MEuml KOLLAJ SE SUFLAQET

Nje hajdut banke qe largohet me 4 milione te vjetra eshte super-lajm. Rri ne faqet e para te gazetave me dite e jave.

Nje kompozitor qe vjedh Per tu gajasur Cte keqe ka ketu Vidhka muzike Po pune e madhe sikur vodhi ndonje banke Le qe ky nuk eshte as i pari dhe nuk ka per te qene as i fundit. E dime te gjithe dhe nuk na behet vone.

Une nuk e kam hallin edhe aq te hajdutet sesa tek ata qe vidhen. Vjedhja e muzikes na pengon qe te admirojme autoret e vertete qofshin keta bullgare turq algjeriane apo franceze. Dhe me e keqja vjedhja e muzikes nga disa e ben te pamundur mbijetesen per ca te tjere. Fakti qe disa hane buke duke vjedhur e ben te pamundur qe kushdo te haje buke me djerse per aq sa mund te djersise nje artist ne Shqiperi.

Artistet e vertete po pati mbetur akoma ndonje nuk mund te mbijetojne perballe ritmit kreativ te hajduteve. Ti ben nje kenge te mire ne muaj ata krijojne 10 te vjedhura ne dite

Hajdutet ne fakt vjedhin jeten e te tjereve.

Prandaj edhe me i ndershmi do vije nje dite qe do detyrohet te mbijetoje duke vjedhur.

Po atehere si eshte e mundur qe askujt nuk i behet vone kur merr vesh qe nje kompozitor/kengetar vjedh ne menyre te pacipe

Si eshte e mundur qe media e konsideron akoma te suksesshem Si eshte e mundur qe ka njerez qe vdesin akoma per te Si eshte e mundur qe shoqata per mbrojtjen e te drejtave te autorit nuk ben nje denoncim

Sepse vjedhja eshte nder

Jo jo sepse vjedhja eshte nder. Thjesht sepse nuk ka mjaft interes. Duhet thene dicka qe edhe degjimi i muzikes ne vetvete eshte nje proces mendor gati intelektual. Muzika e vjedhur me muziken e paster ka te njejtin ndryshim qe ka televizori me kinemane. Njeri te imponohet tjetrin e zgjedh. Por eshte absurde te propozojme qe u duhen hequr televizoret njerezve nga shtepia ne menyre qe te shkojne me shume ne kinema. Po aq absurde te ankohesh se pse shet shume Dan Brown ne atdhe e nuk shet po aq shume Enkelejd Lamaj. A te ankohesh se shesin shume Metallica po jo Babyshambles. Te thuash qe te gjithe e kane gabim e une e kam mire ndash edhe kur eshte e vertete ndash do te thote te mos duash ta zgjidhesh problemin.

NJEuml SINGLE CA SINGLE SHUMEuml SINGLEhellip

Vjedhja eshte nder. Ja shikoni me te suksesshmit ne treg. Jane ata qe vjedhin me shume

Dhe vjedhja ka prodhuar nje fenomen sa qesharak aq edhe te mjere fenomenin single.

Single ndash d.m.th. nje kenge teke.

Kushton lire dhe garanton fame te menjehershme.

Nje artist i vertete normalisht shkon te fansat e vet me nje album nje produkt integral per te cilin punohet me muaj e jo rralle edhe 1 vit ose me shume. Artistet tane te futur ne furre brenda nates te pagjykuar nga institucionet apo morali i shoqerise vjedhin nje kenge ne 3 dite dhe ja ku jane te famshem per nje jave.

Tere diten ne TV ne gazeta gjithandej. Ne maje te fames. Shpesh me nje single te vjedhur.

Degjo kjo eshte pak e komplikuar. Ne radhe te pare se single jane prodhuar gjithmone te pakten keto 50-60 vitet e fundit. E ne radhe te dyte sepse nuk ka me kuptim prodhimi i albumit. Sepse tregu e kerkon gjithmone e me pak keshtu qe ne nje fare menyre duhet te adaptohemi. Momenti historik qe jetojme eshte i atille qe cd-te falen ne menyre qe njerezit te shkojne ne koncerte. Nuk ka me logjike tregu i cd-ve kjo dihet qe nga 1997 e nuk e kemi zbuluar sot. Po per kete kam folur gjetke e pertoj te zgjatem ketu.

EMIGRANTEumlT DHE YJET PREJ MEumlMEumlDHEUT

E gjithe loja e fames dhe single-ve pa fund nuk eshte gje tjeter vetem lufta e pandershme per te marre me cdo kusht tregun e vetem qe ekziston. Ate te diaspores.

Kengetare apo kengetare qe nuk jane ne gjendje te kendojne pa playback as ne dush qe skena e live-it e Tiranes i ka spostuar me meshire jane yjet e koncerteve ne diaspore koncerte shumica e te cileve behen ne salla kafenesh apo bilardosh. Problemi nuk eshte te sallat muzika e mire fundja me shpesh luhet ne metro por tek abuzimi kete radhe me mallin e disa njerezve.

Ajo qe u ofrohet emigranteve ne shume raste eshte abuzim i paster me deshiren e tyre per te pare nje cope Shqiperie per te shlyer mallin apo pengjet qe kane ndaj vendit ku kane lindur.

Prandaj ia vlen te investosh ne nje kenge ne nje video ne nje single dhe aq. Sa te te shohin ne youtube ne diaspore. Eurot e dollaret fluturojne mbi skena si ne dasem Dhe askujt nuk i vjen ndot ti mbledhe perdhe. Po edhe te kjo ska ndonje gje te keqe. Askush nuk te detyron te shohesh kete apo ate artist. Me sado force te ta imponoje tv-ja vete shkon apo nuk shkon. E duke qene se ca koncerte nga keta i kam ndjekur te siguroj qe shkojne aq keq saqe vetem artistet mund te mburren me ta. Por ky eshte fenomen tjeter eshte te bosh muzike dasme pa pasur dasem.

Shqetesimi im i vertete sot nuk eshte as shija e keqe qe eshte ndertuar ne muziken shqiptare keto 10-12 vitet e fundit e as perfaqesuesit e saj.

Shqetesimi im eshte si mund te mbijetoje nje artist i vertete pa qene nevoja te vjedhe muzike.

Por ne kengetaret tane i kemi burgosur ne bare-pube ku kendohet live. Ne shpenzojme minimalisht 2000 leke ne nate ne nje pub qe kengetari yne i preferuar ne shumicen e rasteve te mos kendoje kenget e tij por repertore te huaj shtampe duke e shnderruar ate ne marionete te shijeve masovike. Po skendove Kalinken ikin klientet. O burra Kalinken Pa harruar Margeriten e shkrete qe e kendojme ne Shqiperi me shume se ne Itali.

Atehere cfare duhet te beje ky artist per te mbijetuar ne Tirane

Kam pershtypjen se nese nje kantautor do te kishte 1000 fansa te cilet jane gati te shpenzojne 5000 leke te reja per te ne vit ky artist do mund te mbijetonte.

Sikur te hiqnim dore nga 2 fundjava ne vit te kaluara ne pub/club dhe ti shpenzonim per te blere CD-ne e re te artistit jo me cmimin e nje pale corapesh por me nje cmim me te denje sikur te pranonim te paguanim nje bilete koncerti makar dhe ne nje pub per te suportuar artistin qe te luaje muziken e vet sikur te blinim objekte te tjera me logon e albumit a te artistit qofshin bluza mbajtese celesash apo tasa cajihellip

Sikurhellip atehere artisti nuk do te vdese.

Kjo ka pak ere meshire e eshte diskutim teorik pa sens. Edhe te mos i hedhim plehrat andej-ketej te mbjellim nje peme dite per dite e bejme Shqiperine fushe me lule. Po sjemi me ne vitet lsquo60 e keto gjera nuk kane funksionuar e as kane per te funksionar. Nga ana tjeter asnje artist seshte aq i cmendur sa ti vere albumit nje cmim mbi 10 mije leke per arsyet e mesiperme. Pervec kesaj ama ka nje gabim tjeter.

Artisti nuk vdes se ti i blen apo si blen cd-ne. Artisti vdes kur i shkojne 5 veta kur kendon kenget e tij e 2000 kur kendon Wind of Change. Artisti vdes kur ke nje Ministri Kulture qe vetem me kulture nuk merret. Artisti vdes kur shitet ne televizor. Vdes kur cdo gje qe ben kalon nen rrogoz.

Por neve na vjen turp te veshim bluza me logon Djemte e Detit se mos na tallin nderkohe qe ka djem e vajza ne Bllok qe u duket tendence te veshin bluza me Megan Fox. Ne presim qe albumi te dale pirat ne tezga apo ne internet qe ta marrim falas se nuk jemi budallenj ta blejme.

Djemte e Detit e grupe te tjera per fat te keq nuk e kane kuptuar akoma rendesine ekonomike te ketyre cikerrimave. Ne te gjitha koncertet ku kam shkuar t-shirt kushtonin me shume sesa biletat.

Pertej kesaj te marresh bllokun si celes interpretimi per te kuptuar te gjithe Shqiperine NUK KA ASNJEuml KUPTIM E TEuml CON NEuml PEumlRFUNDIME TEuml GABUARA

Neve na duket krim kur na vene bilete per te hyre ne nje pub per bendin qe luan live ndersa paguajme bileta te kripura per te pare nje DJ anonim nga Polonia qe luan 90 minuta ne nje pishine sepse kjo eshte trendy.

Shijet jane shije

Meqe ra fjala Djemte e Detit kane nxjerre album Epos. Sa nga fansat e tyre apo te asaj rryme e dine kete le me qe ta kane blere albumin

Ama qe filan kengetare ka bere gjoksin dhe nje kenge te rehellip kete e dime te gjithe Kjo e fundit nuk na kerkon ta sponsorizojme. Kjo e ka gjetur tregun dhe sponsoret e saj me investimin e vet.

Une nuk pres e as nuk dua qe Djemte e Detit te behen mainstream ndash grupi a muzika e pelqyer nga te gjithe ndash e as te spostojne turbo-folkun nga moda.

Une thjesht dua qe ata dhe arti i tyre sikurse dhe i shume artisteve te tjere pa gjoks te bere te mbijetojne. Dhe per kete duhen vetem 1000 fans

1000 vete qe te duan dhe qe jane gati te shpenzojne per ty duke blere CD-te e tua apo bileta per ne koncertet e shfaqjet e tua. Me kaq shpirti i kantautorit shpetohet ai nuk detyrohet te vjedhe.

Te provosh te besh nje xhiro neper dyqan cd-sh e te pyesesh se sa e kane albumin Epos p.sh. apo Cute Babulja apo 00 Genti kjo duhet pare njehere para se te shikosh sa jane shitur e sa sjane shitur.

Per me shume cd-ja ka vdekur e mund edhe ti veme r.i.p mbi varr. Problemi ketu eshte diku tjeter. Problemi eshte qe per momentin ne atdhe ka vetem dy skena Tirane e Prishtine. Problemi eshte qe sado qe ta duash nje kengetar me shume se 2-3 here ne vit nuk do ta shikosh. E nje kengetar smund te mbijetoje me 4 data ne vit.

Cuditerisht ata qe e mbeshtesin me pastertisht muziken jane shoferet e kamioneve e fugoneve te rrugeve te largeta. Ata e blejne pa u menduar gjate kaseten me artistin qe u pelqen ndryshe nga ne njerezit e internetit e te Bllokut qe kemi zbuluar parajsen e shkarkimit pirat te kengeve ne mp3.

Prandaj kengetaret e fugoneve do te mbijetojne ne treg sepse ata qe i duan i duan me te vertete e jane gati te shpenzojne per ta.

Ky eshte turpi yne para atyre shofereve te Kukesit. I yni qe ankohemi per kengetaret e fugonit por nuk u japim shans artisteve qe ne pelqejme qe te mbijetojne. Perndryshe ata e kane nje zgjidhje alternative. Te vjedhin. Se di pse ndjej nje lloj percmimi ketu. Valle ne te Bllokut jemi me fisnike se shoferet e Kukesit Valle se diskutimi ketu eshte Ja u bone keta me blejt kasetahellip

Nga Darien Levani marre te tiranacalling.wordpress.com/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›