E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interes per karrigen e Kryeministrit

Oli Xhilaga
Pervijon me tej lufta brenda kampit te majte. Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim shkembejne akuza dhe kunderakuza nga selite perkatese. Nga ana e tij, kreu i PS, Edi Rama, duke folur nga Berati, per gjendjen e mjerueshme te sistemit te shendetesise, replikoi ne distance me partite e tjera te majta. Ai tha se “politika eshte mbyllur ne televizor, duke ushqyer nje situate konfliktesh e sherresh, dhe duke i dhene mundesi te mbijetoje nje qeverie te paaftesh". Por, dhe dje, cuditerisht, dy partite me te medha te opozites akuzonin njera-tjetren se as me shume e as me pak synimi i vetem i drejtuesve te tyre ishte vetem karrigia e Kryeministrit. “Lidershipi i LSI te behet pjese e politikes se re dhe te kthehet ne frontin e madh dhe te gjere te politikes se re ne kete vend, e cila ne thelb te saj ka interesat e shqiptareve me shume sesa interesat e karriges se Kryeministrit”, u shpreh nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, gjate fjales se tij. Por, nderkohe, po ne te njejten linje ishte dhe akuza e LSI-se.
Socialisti Brace, duke hedhur poshte te gjitha deklarimet e ardhura pergjate diteve te fundit ne adrese te kryetarit Rama, vuri ne dukje se “secila nga akuzat qe eshte degjuar gjate ketyre diteve, qe angazhimi yne per reformen zgjedhore eshte nje angazhim per te forcuar pozitat e lidershipit te PS brenda partise, eshte thellesisht i pavertete. Artikulimet e djeshme kane qene te padenja, vecanerisht ato qe kane sjelle ne vemendjen e qytetareve politiken e vjeter te diversionit mes partive opozitare”.
Socialistet tashme shfaqin mjaft pakenaqesi ndaj aleateve te tyre te majte, duke shkuar deri aty sa i fajesojne per situaten e ndezur brenda gjirit te majte. Sipas nenkryetarit te Grupit socialist, zhvillimet e diteve te fundit nuk jane gje tjeter vecse pjese e lojes se vjeter dhe e politikes se vjeter. Gjithashtu, duke ftuar LSI-ne dhe liderin e saj te heqe dore nga kjo lloj politike, Brace theksoi se debati real sot ne Shqiperi jane problemet legjitime te qytetareve shqiptare, te ardhura si pasoje e qeverisjes antipopullore te Kryeministrit Sali Berisha.
“Ne vazhdojme t’i mbajme dyert hapur, si partia me e madhe ne Shqiperi dhe si partia me e madhe dhe e opozites, per te gjithe, edhe per lidershipin e LSI, apo edhe per lidershipin e partive te tjera opozitare”, dha numri dy i Grupit te PS. Nenkryetari i Grupit kuvendor socialist preferoi te mos ndalet ne nje nga elementet e reformes zgjedhore, ajo e listave te kandidateve, e cila ka krijuar jo pak pakenaqesi brenda kampit te majte. “Per listat e hapura, ato jane nje ceshtje shume teknike. PS, duke humbur modestine, eshte partia e vetme ne vend qe funksionon mbi parime demokratike, mbi rregulla te qarta demokratike, mbi te gjitha mbi bazen e rregullave te Internacionales Socialiste, ku PS eshte anetare”, tha ai.
Socialistet, funksionimi si parti elektorale
Partia Socialiste nis pergatitjet per organizimin e strukturave partiake per procesin e ardhshem zgjedhor. Fondacioni “Qemal Stafa” zhvilloi dje nje seminar trajnues, organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” ne bashkepunim me Partine Socialiste te Holandes si dhe Fondacionin “Alfred Mozer”, pikerisht per pergatitjen e strukturave te PS-se ne funksion te ketij procesi. Komponentja elektorale do te nise me organizimin e Partise Socialiste deri ne organizaten baze. Sipas Sekretarit per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Kastriot Islami, eshte pergatitur ajo qe quhet dokumenti per organizaten baze, ku percaktohen detyrat per secilin anetar te PS-se. “Ai nuk eshte thjesht nje dokument per kryetarin e partise, por eshte dokument per secilin anetar te PS-se, madje ketu kemi vendosur dhe kriterin qe cdo anetar i PS-se duhet te kete ne patronazh elektoral dhjete vete”, u shpreh Islami, lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, duke sqaruar me tej, Islami vleresoi se ky patronazh elektoral, qe do te perkthehet deri tek anetari i organizates, do te thote qe e gjithe PS te funksionoje si nje parti elektorale dhe ne nje sistem proporcional.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›