Krijohet Shoqata Sportive e Bodybuilding Natyral
Nje grup te rinjsh dhe te rejash te apasionuar pas veprimtarive sportive dhe kryesisht pas sportit te bodybuilding kane krijuar ne qytetin e Gjirokastres, “Shoqaten Sportive te Bodybuilding Natyral”. “Qellimi i krijimit te kesaj shoqate sportive eshte nxitja e jetes sportive ne qytetin e Gjirokastres dhe organizimi i veprimtarive te ndryshme kryesisht me moshat e reja ne sportin e bodybuilding”, thote drejtuesi i shoqates, sportisti Nikollaq Muco. Pjese e grupit nismetar per krijimin e shoqates kane qene te rinj dhe te reja, kryesisht studente te universitetit te Gjirokastres te apasionuar pas sportit dhe vecanerisht pas atij te bodybuilding. “Nderkohe per vete profilin qe ka ky sport pasi synon pasjen e nje trupi te bukur dhe ne forme vetem duke u bazuar mbi stervitje pa perdorur substanca dhe simulante kimike mendoj se ka edhe vlera edukative per moshat e reja”, thote Muco.
“Megjithese sporti i bodybuilding deri tani ne Shqiperi eshte pare vetem si sport per meshkujt, serish mendoj se ne te ardhmen ai do te terheqe edhe vajzat shqiptare”, thote Ana Alizoti, nje prej sportisteve pjesetare te kesaj shoqate. Nderkohe iniciatoret e krijimit te “Shoqates Sportive te Bodybuilding Natyral” kane si qellim qe veprimtarite e tyre ne kete sport t’i shtrijne edhe ne qytete te tjera te Jugut te vendit.
Blerim Kore