E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sistem proporcional rajonal, afruam qendrimin me PD”

“Nga analiza e deritanishme, behet fjale per t’iu afruar nje sistemi proporcional rajonal”. Ky eshte qendrimi me i fundit i ardhur nga Partia Socialiste, sa i takon sistemit mbi te cilin do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Po keshtu, bashke me sistemin socialistet kane konkluduar dhe ne nje vendim tjeter, sic eshte ai i perdorimit te listave te mbyllura. Ndersa shprehet e vendosur per nje sistem te tille, PS le rruge te lire per diskutim per parametrat e tjere te nje sistemi proporcional rajonal, sikurse jane numri dhe madhesia e zonave elektorale, realizimi i koalicioneve, apo ceshtja e pragut elektoral. Nje qendrim i tille i PS-se u be dje i ditur nga sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Kastriot Islami. Ndalur ne numrin dhe ndarjen e zonave elektorale, ai vuri ne dukje se “eshte rene dakord, por jo ne menyre perfundimtare, qe do te perdoret ndarja administrative aktuale. Kjo do ta bente me te lehte diskutimin, sepse po te behej nje ndarje e re shtrohet gjithnje problemi i percaktimit te kufijve te zonave elektorale, qe duhet te kene nje numer afersisht te barabarte votuesish, nderkohe qe po te perdoret ndarja administrative aktuale ky diskutim eliminohet”. Njekohesisht, ndalur ne ceshtjen e shumediskutuar, ate te listave te kandidateve, Islami nenvizoi se “nuk behet fjale me per lista te hapura, apo lista te mbyllura. Behet fjale per lista te mbyllura dhe i votes preferenciale. Ka nje artikulim te ndryshem nga partite kryesore ne favor te listave te mbyllura dhe nga nje pjese tjeter per voten preferenciale, diskutim qe mbetet i hapur per te shkuar drejt nje vendimmarrjeje”.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›