E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Reformat zgjedhore te PD-PS, te deshtuara

Te vegjlit rebelohen me shume ndaj pakteve te fshehta, qe PD-PS mund te bejne per reformen zgjedhore. Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, e quajti dje si shume shqetesues faktin qe partite e medha mund te kene nje bashkepunim, apo marreveshje te fshehte per reformen. “Na shqeteson ky realitet, pasi i kemi te fresketa te gjitha reformat zgjedhore qe jane kryer nder vite nga PD e PS e kane qene te deshtuara. Madje, po keto parti, menjehere pas zgjedhjeve, e kane pranuar nje gje te tille”, u ankua Ndoka. Kreu demokristian, njekohesisht minister i qeverise “Berisha”, vleresoi se do te ishte e nevojshme mbledhja e krereve te grupeve parlamentare per kete ceshtje. Kur dihet se PDK ka kerkuar prej kohesh zhvillimin e nje tryeze te gjere mes forcave politike per reformen zgjedhore, qe ka ngecur te zgjedhja e sistemit zgjedhor. “Nuk ka pasur asnje mbledhje mes kryetareve te grupeve parlamentare, ndersa komisioni per reformen zgjedhore nuk funksionon”, vijoi Ndoka. Sipas tij, ajo cka ka bere politika deri me sot eshte vetem shtyrja e vazhdueshme e afatit te punes se komisionit te reformes, pa mundur te ndryshoje qofte edhe nje germe ne Kodin Zgjedhor. Ai pa me dyshim dhe prononcimet e perfaqesuesve te forcave te medha politike, qe kur behet fjale per reformen zgjedhore, duket sikur kane nje lloj akordi. Kritikat e Ndokes vijne nje dite pas “kercenimeve” per dalje nga koalicioni. Nje fjale kjo e perseritur edhe nga kreret e partive te tjera te vogla. Prej muajsh komisioni i posacem per reformen zgjedhore nuk funksionon. Partite politike kane ngecur qe ne nisje te tij, ne percaktimin e sistemit elektoral ne Shqiperi. Pershtatja e deklaratave te fundit mes PD dhe PS, ka irrituar se tepermi forcat e vogla politike, qe kerkojne bashkepunim ne reforme e perfshirjen e tyre ne diskutime. R.Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›