Ankesat për tenderët u rritën me 100 për qind
Raporti
Sipas raportit 2009 të APP-së, gjatë vitit të kaluar janë paraqitur në total 1100 ankesa, nga të cilat 498 ankesa kanë rezultuar të pavlefshme, për mosrespektim të shkallëve të ankimit, ose për paraqitje jo sipas formularit standard. Sipas raportit, duke e krahasuar me shifrat e vitit 2008, numri i ankesave pësoi rritje me rreth 100 për qind. Duke vijuar me të dhënat, nga totali i ankesave 27 kanë rezultuar të pambështetura në ligj. Në raport thuhet se për 67 ankesa u mor vendim për modifikim të dokumenteve të tenderit, kurse për 257 të tjera u dha vendim për anulim procedure.
#