Interesi publik në tregun e karburanteve
Mentor Nazarko
Ditët e fundit, megjithëse në mënyrë selektive, media dhe politika po merren me të ashtuquajturën çështje të naftës D2, siç e njeh publiku. Një emision vërtet serioz në Klan i gazetarit Andi Bushati tentoi ta prekte në mënyrë të gjerë dhe të thellë këtë çështje, duke ofruar mes të tjerash një pistë që lidhte privatizimin e ARMO-s me pozicionin monopol që po i afrohet kësaj kompanie tashmë private për shkak të lidhjeve preferenciale të kryeministrit apo qeverisë ...me këtë kompani etj., etj. Qeveria dhe opozita po përfshihen në polemika rreth fatit të importuesve që ndihen të dëshpëruar se do të dalin përfundimisht jashtë tregut me një lëvizje të vetme të qeverisë.
Në instancë të fundit kjo duket një çështje e komplikuar për konsumatorin e gjerë, i cili nuk njeh koniunkturën e brendshme të tregut të naftës, atë ndërkombëtare, detaje të privatizimit të ARMO-s etj. Hipotezat për lidhje preferenciale qeveri-biznes ku ka filluar të shfaqet prapë emri i Fazlliçit, nuk mund të provohen dot veçse me rrugë hetimore, kështu që le të merremi me atë që duket, për të shkuar tek ajo që nuk duket. Nuk po merremi as me atë se kush ka të drejtë midis palëve: prodhuesi në vend i D2, apo importuesit. Këta të fundit u etiketuan nga një fushatë e paradokohshme në media si njerëz që duan të fitojnë duke mbajtur çmime të larta karburanti, me gjithë rënien e vazhdueshme të çmimit në arenën botërore, kështu që duket e vështirë të mbash anën e tyre publikisht. Për më shumë këto kompani kanë ndikuar deri më tani në mbajtjen e ARMO-s shtetërore në atë gjendje që u privatizua, megjithëse një kompani me fitim dhe pretendimet e tyre për sytë e publikut të gjerë mund të mos duken të besueshme.
Si gazetar që duhet të mbroj interesin publik, ka vetëm një këndvështrim kryesor për t'u marrë me këtë çështje, pas grishjes që të bën fjala e fundit e kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, "kundër kancerit për fëmijët tanë që vjen nga nafta D2 e importit". Ai i interesit publik për të cilin flet dhe kryeministri.
Disa ide mbi interesin publik
A po mbrohet interesi publik në dy vendimet e fundit të qeverisë kushtuar kësaj çështjeje, pa përmendur vendimin e tretë që u paratha nga sulmi i kryeministrit, por që ende nuk ka marrë formë përfundimtare?
Zoti Berisha përmendi dy forma të interesit publik: atë për mbrojtjen e mjedisit dhe atë të ruajtjes së prodhimit vendas apo të interesave të punonjësve të industrisë vendore të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Në fakt, "D2" është një nga rastet kur të dy këto objektiva prodhojnë efekte të kundërta me njëra-tjetrën: nafta D2 e prodhimit vendas e ndot mjedisin më shumë se ajo e importit. Kështu që të arrish të marrësh një vendim qeveritar që të pajtojë këto dy objektiva duket e vështirë. Madje, e pamundur. Sepse ndërhyrja qeveritare në treg prodhon efekte perverse, d.m.th të kundërta me interesin e shpallur. Është plotësisht e justifikuar dhënia e garancive kompanisë private që bleu ARMO-n për një periudhë kohe, që ajo të mbrohet nga efektet e uljes së çmimeve në tregun botëror apo t'i lësh po ashtu kohë që të bëjë investime në teknologji. Por sa kohë dhe si duhet t'ia lësh këtë kohë? Është plotësisht e justifikuar të shkosh drejt reduktimit të D2 për përdorim të gjerë, por a është kjo forma e duhur? D.m.th ndal importeve?
Ndërhyrja ende e paformalizuar në tregun e karburanteve në formën e shpallur nga qeveria, sipas importuesve krijon një monopol të ri në prodhim, këtë radhë në naftën D2. Kjo naftë zë rreth 5/7 e tregut aktual të naftës, pra diçka e rëndësishme në pozitën monopol. Në këtë përfundim ka arritur dhe Autoriteti i Konkurrencës, i vetmi autoritet garant për mbrojtjen e interesit publik, apo interesit të konsumatorit, me gjithë banalitetin në ligjin për të, sipas të cilit ai vetëm i rekomandon qeverisë. Rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës dhanë efektin e kundërt në sjelljen e qeverisë, sepse sipas importuesve, ARMO po vendos një monopol të ri dhe në tregtimin e naftës.
Është fare e qartë se ndërhyrja në treg në këtë formë unikale mund të krijojë efekte të kundërta me interesin publik: mungesa e konkurrencës do të prodhojë çmime më të larta. Tregu sipas importuesve do të bjerë në dorë të prodhuesit vendas, i cili pasi ka vuajtur si shtetëror nën trysninë e importuesve, papritmas privilegjohet prej shtetit kur privatizohet! Duke mbetur në linjën e privilegjimeve: favorizimi i karburanteve të vendit do të rrisë ndotjen në raport me atë ekzistuese, sakohë që në vend të naftës D2 të importit, do të kemi naftë vendi, që ka përqindje squfuri më të lartë sesa ajo e importit, pretendojnë importuesit.
Një ndërhyrje e tillë shkon ndesh qartësisht me normat ndërkombëtare që përdoren si argument zakonisht prej qeverisë, por që në fakt janë kundër saj. Shkon kundër MSA (neni 19) dhe Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë (interpretimi i kombinuar i neneve 11 dhe 20 të kësaj marrëveshje ndalon kufizimet në import, veçse në raste të caktuara, dhe duke ruajtur balancë midis produktit vendas dhe atij të importuar). Edhe Autoriteti i Konkurrencës është shprehur në këto terma.
Kufizimi i importeve sjell dhe ulje të të hyrave në buxhetin e shtetit për shkak të akcizës, të hyra që për vitin 2007 ishin deri në 260 milionë euro. Ku do t'i gjejë shteti këto të hyra, nëse për shkak të Marrëveshjes me Bashkimin Evropian, detyrimet doganore duhet të shkojnë drejt reduktimit? Duke rritur akcizën? Sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, pritet që Parlamenti të miratojë rritjen e mëtejshme të akcizës mbi benzinën që ndot më pak.
Në këto kushte, pra kur prodhuesi apo përpunuesi vendor favorizohet në këtë shkallë, duket madje i dyshimtë dhe i ulët çmimi historik i shitjes së ARMO-s!
Zgjidhja e mundshme
Po cila do të ishte zgjidhja në kushtet aktuale?
Qeveria duhet të organizojë një tryezë të prodhuesit vendas me importuesit dhe vetë të rrijë në pozitat e arbitrit. Kështu tregu do ta gjente zgjidhjen vetë. Kufizimet që do të vendoseshin të binin njëlloj në kokat e palëve. Dhe lehtësirat po ashtu. Një qeveri e djathtë nuk mund të sillet si ndërhyrëse agresive, qoftë dhe përkohësisht.
Dhe në fund një qasje pragmatike. Duket e çuditshme sesi kjo qeveri braktis në mes (apo në fund?) të rrugës importuesit e mëdhenj të naftës. Shumë prej tyre kanë qenë mbështetësit e PD-së në fushatën e 2005-ës, dhe t'i flakësh ata në prag të zgjedhjeve të ardhshme duket miopi. Një kategori e tillë biznesi nuk mund të injorohet për shkak të fuqisë së madhe financiare që zotëron në një kohë kur bota vuan për para.
Ja kjo ishte një listë çudish e disa vendimeve të fundit për tregun e karburanteve që motivohen nga interesi publik, por prodhojnë efekte të kundërta me të.