E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëniet nga lartësia, një i vdekur, një e plagosur

Rrëzohen aksidentalisht nga tarracat e banesave të tyre, për pasojë një burrë ka gjetur vdekjen, ndërsa një e moshuar po lufton me vdekjen në spital. Ngjarjet kanë ndodhur në dy zona të Qarkut të Durrësit, por rrethanat dhe numri i lagjes së banimit i ka bashkuar dy viktimat. Një 58-vjeçar nga qyteti i Krujës ka humbur jetën ndërsa ka rënë nga tarraca e garazhit të tij, ndërsa një e moshuar nga Durrësi, ndonëse ka rënë nga një lartësi më e madhe, ka mundur të shpëtojë. Ngjarjet kanë ndodhur përkatësisht në lagjet nr.4 të qyteteve të Durrësit dhe Krujës. Gëzim Goga nga Kruja, pas rënies nga një lartësi prej tre metrash, gjeti vdekjen e menjëhershme, si pasojë e goditjes në kokë. Ndërkaq e njëjta ngjarje është zhvilluar edhe në qytetin bregdetar, ku Veno Idrizi, 84 vjeçe, mësohet se ka dalë në tarracën e banesës së saj, në katin e dytë të pallatit, për të nderë rrobat dhe është rrëzuar nga një lartësi prej gjashtë metrash. Fatmirësisht e moshuara ka shpëtuar dhe burime nga spitali i Durrësit bëjnë të se ajo ndodhet në repartin e reanimacionit në spitalin rajonal të qytetit, e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Policia i ka deklaruar të dyja rastet aksidentale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›