Interi, 3-0 ndaj Mazembes, shpalletkampion bote për klube
ITALI- Interi i Milanos është skuadra kampione e botës për klube. 45 vjet pas triumfit në Kupën Interkontinentale, zikaltërit kanë arritur të fitojnë 3-0 ndaj afrikanëve të Mazembes, duke dhuruar një futboll spektakolar dhe duke dominuar në çdo aspekt. Finalja e këtij viti ka qenë më e lehtë nga ç’pritej për ekipin kampion të Evropës, që ka vendosur gjithçka në “kasafortë” që në 45 minutat e para.
Kongolezët e Mazembes nuk arritën të përsërisnin dot surprizën e bërë ndaj Internacionalit, duke iu dorëzuar një kundërshtari më të fortë. Ndeshja u mbyll praktikisht që në minutën e 17-të, kur Interi e pa veten në avantazh të dy golave. Në fillim ishte Goran Pandev që realizoi golin e avantazhit pas një asisti të Samuel Eto. Katër minuta më pas, kamerunasi shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë qetësi skuadrës. Më tej, Milito humbi të paktën dy shanse të arta për të realizuar golin e tretë. Gjithsesi, takimi ka qenë si një shëtitje për zikaltërit, që 5 minuta para fundit shënuan edhe golin e tretë me anë të Biabiani.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Interi, 3-0 ndaj Mazembes, shpallet kampion bote për klube