E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, Prezantohet Etoo

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto'o është prezantuar 1 ditë pas Ibrahimovic. Në konferencën e zakonshme për shtyp ai ka deklaruar se do të jetë i nderuar të luajë për trainerin Jose Mourinho, teksa ka firmusur kontratën që e mban lidhur me Interin për 5 vjet. Ai i ka premtuar trainerit të tij të ri, se do të punojë fort për të shpërblyer besimin që traieri i ka dhënë. Ndryshe nga Ibrahimovic që puthi fanelën e Barcelonës, një veprim i tepruar i tij në ditën e parë në këtë klub, Eto’o ka deklaruar se ai do ta tregojë respektin e dashurinë e tij për klubin milanez në fushën e lojës dhe me golat që do të shënojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›