Qytetet më të mira në botë, ku mund të bëni shopping
Bashkë me dëshirën për të udhëtuar dhe për të pushuar, duket se gjatë verës shtohet edhe dëshira për të bërë blerje. Por, jo të gjitha qytetet dhe metropolet e globit ofrojnë mundësi të njëjta në këtë drejtim. Sipas një kërkimi të drejtuar në 67 vende dhe të publikuara në revistën ekonomike “Forbes”, duket se vendi më i favorizuar për shopping është Londra. Në Kryeqytetin anglez janë vendosur rreth 60% të firmave më të njohura të veshjeve në të gjithë botën. Aty mund të gjesh marka trendy dhe me çmime të lira, por edhe qendra biznesi për shtresat e pasura, si “Liberty of London” dhe “Harvey Nichols”. I përshkruar nga Forbes, si qyteti më elegant në botë, Parisi tërheq 50% të markave të mëdha. Kohët e fundit, preferohet gjithmonë e më tepër “Palais Royal”, ku kanë hapur dyqanet e tyre emra të njohur si “Stella Macartney”, “Rick Ouens” dhe “Corto Moltedo”. Në vendin e tretë të këtij klasifiimi renditet Nju Jorku, i ndjekur nga Dubai, ku vitet e fundit po lulëzojnë njëra pas tjetrës qendrat tregtare. Klasifikimin e ndjek Madridi, pasuar nga Moska, Berlini dhe Monako. Në vendin e 10-të ndodhet Barcelona dhe në vijim Singapori, Hamburgu dhe Hong Kongu. Ndërkohë, qyteti italian i modës, Milano është renditur në vendin e 14-të.