Real Madrid, Guti drejt lamtumirës
Njëzetekatër vjet së bashku. Duket se ka zgjatur "martesa" e Hoze Maria Gutierrez, i njohur me emrin Guti dhe skuadrës më të madhe spanjolle, Realin e Madridit. Mesfushori i klubit madrilen është shumë pranë largimit nga kjo skuadër. Ikja e tij motivohet edhe nga përgjigjja negative që i dha trajnerit Huande Ramos, ku ky i fundit i kërkoi ta fusë si zëvendësuesin e fundit për ndeshjen ndaj Malagas.