E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro kushton 150 milionë Euro

Klubi katalanas ka bërë me dije se i ka zgjatur kontratën Pedro Rodriguezit deri në vitin 2016, nga viti 2015 sa e kishte deri më tani. Çmimi për blerjen e tij në ndërkohë është rritur nga 90 milionë në 150 milionë Euro.

Ai do të nënshkrujë kontratën e re të enjten në zyret e klubit. Pedro i është bashkuar klubit në verën e vitit 2004, dhe ka luajtur me ekipet e të rinjve A dhe B para se të bëhet pjesë e ekipit të parë në sezonin 2009/10, ku është paraqitur në 52 ndeshje. Në dy sezone ka shënuar 45 gola.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›