E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montobio: Negociatat, hap me rëndësi përpara

“Unë mendoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Dialogu si një mjet politik mes liderëve politikë, gjë që është normale në një demokraci janë përpjekjet për të zgjidhur problemet politike të vendit brenda kuadrit institucional dhe kushtetues. Ndaj ne inkurajojmë këtë nismë të presidentit Topi, e nxisim atë të vazhdojë rolin e tij drejtues. Dialogu është esenca e demokracisë, është baza e gjithçkaje, një rrugë për të arritur marrëveshje, por ky është një hap i parë i cili duhet pasuar nga të tjerë”, theksoi Montobio për mediat.Sipas ambasadorit spanjoll, Shqipëria po kalon momente të rëndësishme, ndaj klasa politike shqiptare duhet të angazhohet seriozisht në këtë drejtim. “Këto tre procese janë procesi i stabilizim asocimit, procesi i përmbushjes së kritereve të Komisionit Evropian deri më 10 maj. Këshilli i asocim-stabilizimit do të mblidhet dhe në këtë sesion do të vendoset se si do jenë marrëdhëniet e Shqipërisë me BE për vitin e ardhshëm. Si do të procedohet gjithashtu më 11 Mars mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Këshilli i 11 marsit në Tiranë, do të vendosë përgatitjen për mbledhjen e 10 majit në Bruksel. Pra kemi këto 3 procese, përmbushja e standardeve për liberalizimin, që është një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për politikën, por edhe për vetë shtetasit shqiptar”, tha më tej ai.Për sa i përket negociatave, Montobio u shpreh se skenari më pozitiv do të ishte sikur opozita të hynte në Parlament brenda 6 marsit, ku skadojnë edhe afatet kushtetuese të djegies së mandatit. “Unë mendoj se ka gjithashtu edhe një afat shumë të rëndësishëm kushtetues që është mbushja e afatit 6 mujor kur anëtarët e parlamentit duhet të zënë vendet e tyre në Parlament. Skenar pozitiv do të ishte që opozita të hyjë në Parlament brenda këtyre datave, në sajë të një marrëveshjeje që do të bënte të mundur vazhdimin e dialogut politik, i cili nuk është një gjë e jashtëzakonshme, por diçka normale dhe e zakonshme në çdo demokraci”, shton Montobio.                                                                                                

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›