E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Plani 6 pikësh krijoi panik tek kosovarët

Uashington-Politikani kosovar Behxhet Pacolli, mendon se i ashtuquajturi plani prej 6 pikësh, që përfshihet në vendosjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, ka krijuar një panik mes qytetarëve shqiptarë, por shton se kjo nuk duhet parë si diçka tragjike.

“Ne sigurisht do të jem në mbështetje të EULEX-it që të kryen punën e vet sepse prej kësaj qytetari i Kosovës, Kosova do të përfitoj. Prej gjashtë pikëshit që është përfolur shumë tani besoj se një gabim që e ka bërë Qeveria e Kosovës, është dashtë që, kur ka ardhur letra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun të diskutohet me qytetarët dhe ti shpjegohej se çka përmban ky dokument. Është pritë deri në momentin e fundit, me ç’rast edhe ky dokument menjëherë ka krijuar një panik tek qytetarët”, deklaroi Pacolli në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, thotë se e shikon të ardhmen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë si një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.

Pacolli ishte në Uashington për të marrë pjesë në një takim të organizuar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare ku ndodheshin figura të njohura të politikës amerikane dhe asaj ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›