S’e kursejnë as Kishën

Grupi Anonymous në Itali njoftoi se Vatikani u sulmua për shkak të vrasjes së heretikëve dhe djegies së librave gjatë inkuizicionit, dhe për shkak të keqtrajtimit seksual të fëmijëve nga kleri katolik në kohët e sotme.
Në sulmin e javës së kaluar, ndërkaq, Anonymous, në të tri stacionet e internetit në SHBA kolektivi vendosi videon 30-minutëshe “Richard Dawkins: An Atheist's Call to Arms” (Një Thirrje Ateiste për Armatim).
"Na lejoni që të jemi të qartë që në fillim: çdo religjion është një sëmundje e kësaj bote. Është një sëmundje që krijon urrejtje dhe mosdurim, një sëmundje që njerëzit i shtynë të luftojnë kundër vëllezërve të vetë, një sëmundje që në botë ka ardhur goxha moti, atëherë kur njerëzimi ende nuk ishte, një sëmundje që sjellë një shpresë të rrejshme e një nëpërkëmbje për ata që besojnë, dhe shumë shpesh nj terror të shtuar dhe shtypje për ata që guxojnë të mos besojnë”, fillon kështu mesazhi i Anonymous, i cili pastaj vazhdon me akuzimin e religjionit dhe të Krishterimit se ka qenë një burim o shumicës së luftërave që kanë shpërthyer përgjatë gjithë historisë.
Grupi gjithashtu ka postuar videon 30-minutëshe “Richard Dawkins: An Atheist's Call to Arms” në web-faqet e tri kishave nga Karolina Veriore: Bethel Outreach International Church, Charlotte International Church dhe Crossfire Ministries, të cilat me sa duket janë përzgjedhur rastësisht. Në video, Dawkins inkurajon jobesimtarët që të bashkohen dhe të ngriten për të drejtat e tyre.