E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari abonohet me barazimet, komplikon edhe në Kupë situatën

Nga ELTON NIKA

Vlonjatët sërish pësojnë të parët, ashtu si në kampionat, por pa arritur të përmbysjen. Laçi mund të kishte marrë tri pikë në Vlorë

 

Flamurtari Laçi   1-1

Shënues: Pejiç 89 (11-m) / Buljan 16

Flamurtari: Koliqi, Arbri (Kuqi 66), Brahja, Veliu, Abraham, Pezo, Lena, Telushi (Shtubina 59), Progni, Selimi (Çela 50), Pejiç. Trajner: Sh. Muça.

Kartonë të verdhë: Progni, Abraham, Telushi

Laçi: Vashaku, Kastrati, Milenkoviç, Buljan, Xhafa, Sefgjini, Doku, Lini, Vucaj (Zefi 68), Hysa (Lloga 85), Nimani. Trajner: P. Daiu.

Kartonë të verdhë: Sefgjini, Vucaj

Gjyqtarë: B. Pashaj, D. Agaraj, B. Mesi (Tiranë)

Radiografia

16- Goditje dënimi për Laçin. Buljan shkarkon të djathtën e tij, topi përplaset në murin e futbollistëve vlonjatë dhe përfundon në rrjetë. 0-1 për Laçin.

22- Pejiç shërbehet nga Lena, futet në zonë, gjuan në drejtim të portës, por topi i tij largohet nga Vashaku.

25- Veliu merr përsipër një goditje dënimi për vlonjatët. Gjuan, por Vashaku është në pozicion, duke pritur në dy kohë.

34- Sërish vlonjatët që ngulmojnë, Pejiç në zonë me kokë, por fillimisht largon më parë mbrojtja topin që i drejtohej Selimit.

42- Sefgjini gjuan në afërsi të zonës, topi prek një lojtar të Flamurtarit dhe merr një tjetër drejtim, por mrekullisht Koliqi largon në korne.

56- Top për Pejiçin në shtyllën e dytë, kroati godet, por gjuajtja e tij është mjaft e lehtë për portierin e Laçit.

69- Goditje dënimi për Flamurtarin. Progni jep topin shkurtimisht për Lenën, që gjuan, largon mbrojtja, godet edhe Abraham, por ka vetëm korne për Flamurtarin.

89- Pejiç futet në zonë, Milenkoviç ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe penallti për Flamurtarin. Kroati Pejiç merr përsipër goditjen nga pika e bardhë, godet saktë dhe Flamurtari barazon 1-1.

92- Përpjekje të vlonjatëve, Abraham kroson në zonë, Pejiç me kokë godet në shtyllën më të largët, por Vashaku pret i sigurt.

Flamurtari hedh një tjetër hap fals në ndeshjet në shtëpi. Një tjetër takim i vlerësuar jetik për Flamurtarin, ashtu si dhe ai i pak ditëve më parë me Teutën, por sërish vlonjatët nuk arrijnë të marrin më shumë një barazim, duke rrezikuar kalimin në gjysmëfinale të kupës. Nga ana tjetër, Laçi në këtë takim nuk kishte se çfarë të humbiste dhe ka arritur, që edhe pse me një lojë mbrojtëse, mund të kishte surprizuar duke marrëv më shumë se një barazim në Vlorë.

Flamurtari ngjitet në kuotën e pesë pikëve në grupin B, po  aq sa Vllaznia, dhe dy takimet e radhës së Kupës së Shqipërisë do të jenë decizive për Flamurtarin në synimin për të siguruar kalimin në gjysmëfinale. Gjithsesi, edhe një herë tjetër përballë publikut vlonjat, Flamurtari zhgënjen jo vetëm në rezultat, por edhe në lojën e zhvilluar, ndërsa nuk kanë munguar në momente të veçanta, kryesisht gjatë zëvendësimeve, kontestimet për trajnerin Muça, të ardhur nga sportdashësit, të cilët kanë qenë shumë të paktë në shkallët e stadiumit për të ndjekur këtë takim.

Pjesa e parë Rreth 15 minuta të pjesës së parë, Flamurtari dhe Laçi zhvillojnë kryersisht një lojë vetëm në mesfushë, më tepër duke studiuar njëri-tjetrin. Gjithsesi, do të mendojë Laçi për të dhënë më shumë emocione. Buljan shënon pas një goditjeje dënimi, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Flamurtari, ashtu si edhe ndaj Teutës, është sërish në disavantazh, ndërkohë që Laçi, pavarësisht deklaratave se do të luante me të rinjtë, në fushë ka zbritur me formacionin e tij titullar.

Goli i jep besimit ekipit mik, ndërsa Flamurtari duket se nuk ka forcën e duhur për të sulmuar me rrezikshmëri portën e Vashakut. Pejiç dhe Veliu në dy momente provojnë, por pa pasur rrezikshmërinë e duhur. Te vlonjatët mbizotëron edhe frika e pësimit të ndonjë tjetër goli, gjë që mund të kishte bërë Sefgjini, por portieri i Flamurtarit  tregohet i saktë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Laçit.

Pjesa e dytë Me nisjen e 45 minutave të dyta, Flamurtari e zhvendos lojën në gjysmëfushën mike, por sulmuesit janë të shkëputur, ndërsa më shumë vlonjatët u besojnë topave të gjata në drejtim të Pejiçit. Muça nis zëvendësimet, duke i dhënë më shumë forcë mesfushës, por rastet janë sërish të pakta për Flamurtarin.

Laçi më shumë mbrohet dhe kërkon ti besojë shpejtësisë së ish-lojtarit të Flamurtarit, Hysa, por pa rrezikshmëri. 15 minuta nga fundi, veç rezultatit në disazantazh, vlonjatët duhet të luajë edhe me 10 lojtarë, për shkak të dëmtimit të Brahjes, që nuk mund të vijojë të luajë, ndërsa trajneri Muça i ka kryer të tre zëvendësimet. Pejiç, pas një ngulmimi në zonë, dy minuta nga fundi, fiton një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Milenkoviçit, penallti të cilën ai e ekzekuton vetë, duke barazuar shifrat.

Ka edhe rreth pesë minuta shtesë dhe Flamurtari provon me të gjitha forcat, por vetëm një goditje e Pejiçit me kokë është pak për të synuar golin e fitores. Përfundon 1-1, me vlonjatët që duket se tashmë nuk dinë më si të fitojnë në fushën e tyre. Jo vetëm rezultat, por edhe lojë e dobët, ndërsa nga sportdashësit ka paaur kontestime për lojën dhe zëvendësimet e kryera nga trajneri. Ndeshja e ardhshme mbetet mjaft e rëndësishme dhe mund të vendosë për synimet dhe fatet e Flamurtarit në këtë sezon, por ndërkohë edhe për sanksionet, të cilat priten nga dejtues të klubit.

Muça: Kualifikimi do të vendoset në Shkodër

Kemi zhvilluar një lojë të dobët, por mendoj se kundërshtari ka menduar veç të mbrohet. Thuajse realizuan vetëm një goditje në portë dhe shënuan. Nuk duhet të vihemi nën presion, por mendoj se në ndeshje të tilla ndikon edhe terreni i fushës. Tashmë kemi pesë pikë në renditje dhe pavarësisht faktit që kemi barazuar apo edhe nëse fitonim, në këtë ndeshje nuk vendosej thuajse asgjë.

Përpara për kupën janë edhe dy takime të tjera, por mendoj se fatet e kualifikimit vendosen në ndeshjen e fundit që do të luajmë në Shkodër me Vllazninë. Për Kastriotin, takimin e radhës, në Krujë, do të flasim në vijim. Duhet të përmirësojmë mbi të gjitha lojën tonë.

Daiu: Nuk ka mbaruar ëndrra e gjysmëfinales

Edhe mund të kishim fituar sot në Vlorë. Mbi të gjitha kemi treguar se duhet të besojmë te ky grup dhe se futbollistët duhet të besojnë te njëri-tjetri. Jemi ndëshkuar në fund të takimit veç nga një pakujdesi e mbrojtësit Milenkoviç, ku kemi pësuar penalltinë dhe pastaj golin. Kemi dy pikë në renditje dhe mund të besojmë.

Grupi është ende i ekuilibruar dhe një fitore jona përballë Vllaznisë ndryshon gjithçka. Laçi është në luftë për kualifikimin në turin tjetër. E kemi thënë edhe para takimit me Flamurtarin në Tiranë, edhe para takimit në Vlorë. Kuptohet, mundësitë tona janë shumë më të pakta se rivalët, por fundja është mirë të besosh dhe ëndërrosh, plus që ekipi funksionon.

Gjika: Gjoba dhe masa ndaj futbollistëve

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, njëherësh president i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka qenë i mërzitur për rezultatin, por mbi të gjitha për lojën e zhvilluar. Të rishohim stafin teknik apo trainerin? Jo, nuk ekziston kjo mundësi. Kemi një projekt afatgjatë, të cilin do të kërkojmë ta vazhdojmë. Por megjithatë, janë luajtur katër ndeshje dhe vetëm nga dy të fundit nuk jemi të kënaqur nga ekipi d

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›